16 Prill 2024

Aleksander Vulin shkakton trazira në Novi Pazar

Novi Pazar, 18 prill - Në stadiumin e qytetit \" Aqif Efendia\" në Novi Pazar Aleksandar Vulin shkakton kaos në mes tifozëve të C. Zvezdës dhe Novi Pazarit.

Incidenti ndodhi pasi që  arbitri  i ndeshjes përfundoi ndeshjen, ku pas fyerjeve verbale janë hedhë gurë në mes simpatizuesëve të dy klubeve.

Tifozët e Novi Pazar dhe C Zvezdës janë përlesh në fund të lojës kampionale të xhiros së 24 të Super Ligës Serbe të futbollit.

Incidenti ndodhi pas përfundimit të ndeshjes nga arbitri i ndeshjes në stadiumin  e qytetit  të Novi Pazarit , ku pas fyerjeve verbale janë hedhë gurë në mes simpatizuesëve të dy klubeve.

Pas krijimit të kësaj gjendje reagoi Xhandarmëria serbe dhe me kordonin policor të  krijuar ka  ndarë simpatizuesit e Novi Pazarit dhe rreth 400 tifozëve të kuqe e bardhëve nga Beogradi , dhe situata është përkeqësuar kur ministri pa portofol i ngarkuar në Qeverinë Teknike të Serbisë, siç thuhet për Kosovë dhe Metohi, Aleksandar Vulin doli nga tribunat e stadiumit me bluzën me mbishkrimi \" Graçanica pret titullin \", duke aluduar në klubin e futbollit nga Graçanica.

Simpatizuesit nikoqir, së pari filluan të shprehin revoltë, dhe pastaj reaguan duke hedhur karrika mbi xhandarmërinë e cila kishte rrethuar Vulinin. Tensionet më në fund u ulën pa trazira të mëdha, ndërsa turma e simpatizuesëve vendas ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në stadiumin e qytetit të Novi Pazarit, transmetojnë mediat nga Sanxhaku.

Simpatizuesit e klubit futbollistik të Pazarit të Ri ( Novi Pazar), por jo edhe kryesia e Klubit dhe qeveria komunale, para shumë viteve stadiumin e qytetit e kanë emëruar me emrin e heroit kombtar të Sanxhakut Aqif Blyta.


Shkruan Ismet Azizi
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)