25 Prill 2024

Punimet në palestrën “Minatori” përfundojnë gjatë muajit Maj

Mitrovicë, 16 prill - Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Kujtim Isa, ka takuar Manuel Veiga, menaxher gjeneral i punëkryesve në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë,  me të cilin ka biseduar për ecurinë e punëve në  palestër dhe për  mundësitë e përshpejtimit të tyre.

Drejtori Isa, shprehu shqetësimin e tij të thellë në lidhje me ecurinë e deritanishme të punimeve, për shkak të vonesave që janë bërë.

Ai ka thënë se është klubet sportive po kanë probleme të mëdha në ushtrimin veprimtarisë së tyre sportive, gjë që është reflektuar negativisht në sukseset dhe rezultatet në garat e ndryshme, andaj edhe kërkojnë që punimet të kryhen sa më parë.

Manuel Veiga, ka thënë se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për kryerjen e punëve në afatin e premtuar dhe se shpreson që  nëse gjithçka shkon sipas planit dhe parashikimeve, punët do të kryhen brenda muajit Maj të këtij viti.

Ai për drejtorin Isa pati disa kërkesa teknike, që sipas tij,  Komuna duhet t’i përmbush. Kërkesat kryesisht kanë të bëjnë me vendosjen e një sistemi të ri të furnizimit me energji elektrike.

Veiga e njoftoi drejtorin Isa se janë në pritje të një pëlqimi nga BE për pajisje të ngrohjes së palestrës.

Drejtori i DKRS-së, Kujtim Isa e siguroj Veigen se kërkesat që i bëhen komunës, do të përmbushen brenda ditës,   në mënyrë që puna të mos ndërpritet për asnjë moment.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)