26 Prill 2024

Real Madridi - Barcelona, dueli 200 milionësh

Barcelonë, 15 prill - Do të jetë një përballje mes dy lojtarëve më të shtrenjtë të këtij sezoni finalja e Copa del Rey, mes Gareth Bale dhe Neymar, dy futbollistë që në total kanë kushtuar mbi 200 milionë euro.

Me Cristiano Ronaldon të dëmtuar dhe Lionel Messin nën nivelin e tij të zakonshëm të lojës, uellsiani dhe braziliani mund të jenë decizivë për Realin apo Barçën. Duke patur parasysh faktin se e kanë sezonin e parë në Spanjë, shifrat e të dyve janë për t’u vlerësuar, pa harruar se bëhet fjalë për futbollistë që mbërritën me statusin e super yjeve.

Në një ballafaqim me njëri-tjetrin, shifrat e Bale janë dukshëm më të mira se të Neymar, ka luajtur më pak minuta, por ka shënuar më shumë gola se ish sulmuesi i Santosit. Kështu për uellsianin e hapave galopantë, një gol vjen mesatarisht çdo dy ndeshje me numrin total të 19 golave në 39 takime, ndërsa nuk mbetet prapa Neymar që numëron 15 realizime në 39 sfida.

Pa dyshim që janë shifra pozitive, por që gjithsesi këta lojtarë nuk janë ende në nivelin më të lartë, duke patur parasysh se në sezonin e kaluar në Premier League, Gareth Bale ka shënuar 21 gola dhe vetëm në La Liga deri tani numëron 14.

Në aspektin e titujve është Neymar që shkëlqen më shumë, ka fituar Superkupën e Spanjës në një finale ku vendosi pikërisht ai me golin e shënuar ndaj Atletico Madrid. Përsa i përket lojtarit 100 milionësh të Realit, ai nuk e ka patur ende një shans të tillë.

Në “Mestalla” ndoshta mund të jetë rasti më i mirë për Bale që të marrë në duar trofeun e parë si madrilen, pa harruar që “Los Blancos” janë ende në garë për titujt në La Liga dhe në Champions League, ndërkohë që blaugranat ndodhen jashtë Europës.

Pastaj nëse i vendosim ballë përballë në El Clasicos, Neymar është fituesi i padiskutueshëm me një gol dhe një asist në përballjen e parë të sezonit, ku Bale vuajti shumë në rolin që i ishte besuar si sulmues qëndror. Edhe në klasiken e dytë të sezonit, braziliani ishte deciziv me fitoren e një penalltie, ndërsa uellsiani nuk la ndonjë gjurmë për t’u mbajtur mend.

Nesër do të jetë mbrëmja e tyre, Bale përballë Neymar dhe njëri do të kthehet në shtëpi pa trofe në duar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)