18 Prill 2024

Martino nuk largohet

Barcelonë, 15 prill - Ekipi i futbollit të Barcelonës përgënjeshtron lajmet mbi largimin e Tata Martinos.

Mëngjesin e kësaj të Hëne e përditshmja katalanase “Sport” bënte të ditur se pavarësisht se Tata ka një kontratë deri në vitin 2015 në fund të këtij sezoni do të lërë Barcelonën pasi sipas saj trajneri argjentinas nuk ndihet mirë në “Camp Nou” e madje dhe vetë drejtuesit e klubit mendojnë se nuk është njeriu i duhur për të rihapur një cikël.

Detyrë e vështirë dhe gjithmonë duke ju referuar asaj që shkruante “Sport” pistat e klubit katalanas janë dy, e para të vazhdohet me të njëjtën filozofi loje dhe në këtë pikë kandidatët ideale do të ishin, Ernesto Vallverte, Luis Enrique apo Andre Villas Boas, ndërsa pista tjetër ishte ajo për t’i besuar një metodologjie shumë të ndryshme, duke kërkuar një motivues dhe në këtë rast në pole position për stolin do të ishin Jurgen Klopp dhe Diego Simeone.

Gjithashtu sport këmbëngulte se pavarësisht se si do të shkojë finalja e Kupës së Mbretit, Barcelona ka në plan rinovimin e grupit, duke shpresuar në anullimin e ndëshkimit të vendosur nga FIFA në merkato, nëse pritet për prapavijën janë një portier dhe një qendër mbrojtës, për sulmin ëndërra është Marko Reus që pikërisht nën drejtimin e Jurgen Klopp po bën shumë mirë te Boruissa e Dortmundit. Por pavarësisht prtenedimeve të të përditshmes “Sport”, nuk u desh të pritej shumë për përgenjshtrimin e lajmit për largimin e Martinoës.

Do të respektojë kontratën e tij, – siguroi për trajnerin drejtori sportiv, Zubizareta, ndërkohë që një nga zëdhënësit e klubit blaugrana siguroi se nuk ka patur asnjë kontakt mes Barcelonës dhe Jurgen Klopp por pa prekur temën që i përket Marko Reus, i cili ka një kluazolë largimi prej 35 milionë Eurosh në kontratën e tij me Dortmundin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)