08 Maj 2024

Futbolli Italian i mbytur në borxhe

Prishtinë, 14 prill - Futbolli Italian i mbytur në borxheMe kërkesë të Federatës Italiane është hartuar një raport që zbulon në mënyrë të detajuar gjendjen financiare në Serinë A dhe shifrat nuk janë aspak premtuese për një të ardhme të afërt më të mirë.

Kështu në lidhje me borxhin total të klubeve për sezonin 2012-2013 ka patur një rritje prej 1.9% në raport me sezonin paraardhës, duke kapur shumën e rrumbullakosur prej 3 miliardë Eurosh, ndonëse humbjet kanë pësuar rënie në 202 milionë Euro nga 280 milionë që ishin më parë.

Një tjetër element që pasqyron vështirësitë që po kalon futbolli italian është edhe prezenca në rënie të ndjeshme e tifozëve në stadiume. Kështu gjatë sezonit të kaluar ka patur në total 900 mijë më pak tifozë në takimet e Serisë A, në raport me sezonin 2011-2012.

Pastaj nëse flasim për një krahasim në nivel europian, prania e tifozëve italianë në stadiume është më e lartë vetëm në raport me francezët, ndërsa nuk ka asnjë surprizë me vendin e parë që e mbajnë gjermanët, të ndjekur nga anglezët e më pas spanjollët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)