28 Mars 2024

PSG ja mori Marquinhos Barcelonës

Barcelonë, 14 prill - Drejtori sportiv i Barcelonës Andoni Zubizarreta ka treguar se katalunasit janë mposhtur nga Paris Saint Germain verën e kaluar për të nënshkruar me mbrojtësin e Romës Marquinhos.

Skudra nga Camp Nou dëshironte të freskonte vijën e mbrojtjes vitin e kaluar dhe kishte dëshiruar që të transferonte një numër të madh të mbrojtësve, përfshirë mbrojtësin e PSG-së Thiago Silva dhe atë të Chelsea David Luiz.

Tani është zyrtare që Barca ishte duke e kërkuar edhe Marquinhos, por ata refuzuan të paguajnë 35 milion euro sikurse PSG kështu që 19 vjeçari kalojë në Ligue 1.

“Ne ishim shumë afër Marquinhos vitin e kaluar kur ai ende ishte në Romë”, tha Zubizarreta për TV3.

“Por, Paris Saint-Germain bën një ofertë për të, të cilën ne nuk ishim të gatshëm për ta dhënë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)