18 Prill 2024

Edukimi, puna dhe sporti ura lidhëse mes Kosovës dhe Italisë

Prishtinë, 29 shtator - Në vazhdën e organizimit të ngjarjeve edukative dhe kulturore, Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane Dante, në bashkëpunim me Vikyanna nga Italia - partner për aftësim i AC Milan, organizon konferencën “Edukimi, puna dhe sporti - ura lidhëse mes Kosovës dhe Italisë”.

Duke qenë se me zhvillimin e ekonomisë globale, komunikimi dhe bashkëpunimi midis vendeve vazhdon të shënojë rritje, gjuha dhe kultura italiane paraqesin mundësi të madhe për të nxitur bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë.

Dante, si një qendër për gjuhë dhe kulturë italiane, synon të promovojë kulturën italiane dhe mundësitë e saj, dhe të kontribuojë në zhvillimin arsimor dhe kulturor të Kosovës dhe rajonit duke qenë forcë shtytëse për bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Konferenca “Edukimi, puna dhe sporti – ura lidhëse mes Kosovës dhe Italisë” do të adresojë mundësitë e reja që do të ofrojnë arsimim në Itali, duke çuar në forcimin e krijimtarisë, industrive kulturore si një mjet të veçantë dhe të fuqishëm për të krijuar kohezion social, duke sjellë mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar.

Poashtu, do të shërbejë si një thirrje për promovimin e potencialit lokal dhe rajonal të të rinjëve.

Folësit e konferencës janë: Arban Abrashi - Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fadil Vokrri - kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Stefano Pigolotti nga Vikyanna - Itali, Arjeta Berisha nga  Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane Dante, Anton Gojani - Ekspert i arsimit, Samir Lleshi nga Oda Ekonomike e Kosovës, dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kjo konferencë është një hap drejt krijimit të partneritetit të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Italisë në fushën e arsimit, kulturës, shkëmbimit të studentëve dhe punësimit. Ajo synon të promovojë qasjet inovative që e bëjnë arsimin, punën dhe sportin, urë për zhvillim të qëndrueshëm social, ekonomik dhe njerëzor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)