25 Prill 2024

‘Home Sweet Home’ nga data 1 shtator në Kino ABC

Prishtinë, 31 gusht - Filmi ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji nga Faton Bajraktari pas premierës ndërkombëtare në festivalin e kategorisë ‘A’ Karlovy Vary, vjen nga 1 shtator 2016 në Kinemanë ABC ku do të shfaqet për një javë rresht me fillim nga ora 20.

Ky film flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.

Në rolet kryesore luajnë: Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi etj.

Shfaqja për një javë në kinematë kosovare është parkusht ndër tjerash të propozimit për konsiderim për filmin më të mirë të huaj Oscar, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.

Filmi është prodhim i kompanisë filmike ‘Cineproduction’ dhe \'Arnel Production\', i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)