20 Prill 2024

Kosova dhe Kroacia me marrëveshje kulturore

Prishtinë, 6 maj - Në prag të vizitës në Kroaci, me ç’rast do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit kulturor mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, MarijaKapitanović, me të cilën ka biseduar për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, dhe sidomos përato që lidhen me bashkëpunimin në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.

Ambasadorja kroate MarijaKapitanovic e përgëzoi ministrin Shala për sukseset e Kosovës, sidomos për anëtarësimin në UEFA dhe për liberalizimin e vizave.

Ajo më tej u shpreh se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë ka një domethënie të veçantë në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët.

Ndërsa ministri Kujtim Shala fillimisht falënderoi ambasadoren kroate për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës në gjitha fazat, dhe veçmas për mbështetjen e rëndësishëm në dy proceset e fundit: atë të anëtarësimit në UEFA dhe për liberalizimin e vizave.

Ministri Shala u shpreh se Kosova ka raporte shumë të mira me Kroacinë dhe këto do të zgjerohen dhe forcohen. Ai më tej tha se këto raporte janë të mira edhe për shkak të historisë, meqë Kroacia e ka ndihmuar Kosovën sidomos në tri dekadat e fundit.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja ka synim të lidhë marrëveshje kulturore me vendet e rajonit, ndërsa marrëveshjen e parë tëtillë të bashkëpunimit kulturor e lidhë me Kroacinë, nëpërmjet të cilës do të vazhdohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë. Ai më tej u shpreh se kjo marrëveshje do të pasohet me marrëveshje specifike për bashkëpunim korrekt kulturor mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Kroacisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)