26 Prill 2024

Më shumë se 2000 filma të animuar aplikojn në Anibar Festival

Prishtinë, 4 maj - Thirrja për dërgimin e filmave në festivalin e filmit të animuar Anibar është mbyllur me 30 Prill. Për herë të parë festivali ka pranuar më shumë se 2000 aplikime të filmave.

Anibar këtë vit është duke e organizuar edicionin e shtatë të festivalit në datat 15-21 Gusht, dhe numri rekord i filmave që deshirojnë të shfaqen në ekranet e Anibar tregon për rritjen e madhe të interesit të filmbërësve ndaj festivalit.

Ne i falemnderojnë të gjithë filmbërësit për aplikimin dhe për interesin ndaj festivalit.

Programi i filmave do të shpaloset gjatë muajit Qershor, së bashku me programin e punëtorive, masterclasave, prezentimeve, dhe aktiviteteve tjera të festivalit. 

Çmimet që do të ndahen këtë edicion janë:

– Kurora për Çmimin kryesor
– Kurora për Filmin të mirë në kategorinë Ballkan
– Kurora për Filmin të mirë në kategorinë Student
– Kurora për Çmimin e publikut
– Kurora për Kauzën më të mirë
– Kurora për Video e animuar muzikore më të mirë
– Kurora për Filmin më të mirë për mjedisin
– Kurora për Filmin më të mirë për fëmijë
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)