29 Mars 2024

Në Danimarkë u mbajtën Ditët e kulturës shqiptare

Kopenhagë, 3 maj - Gjatë vizitës në Skandinavi, ministri Murati  mori pjesë edhe në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Danimarkë, aktivitet ky i organizuar nga komuniteti shqiptar, ndërsa i mbështetur nga Ministria e Diasporës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe nga Këshilli bashkiak i Frederiksbergut.

“Ju përgëzoj për organizimin e këtyre aktiviteteve kulturore, sepse përmes tyre ju e promovoni dhe e ruani kulturën shqiptare në diasporë”, tha ndër të tjera ministri Murati në këtë manifestim.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Kastriot Robo, e falënderoi ministrin Murati dhe Ministrinë e Diasporës për mbështetjen që i po japin diasporës shqiptare në botë.

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në Danimarkë u organizuan aktivitete të shumta kulturore, u shfaqën filma shqip, pati ekspozitë, u organizua panairi i veshjeve dhe i ushqimit tradicional etj.
 
Ministri Murati ishte i pranishëm në shfaqjen e filmit dokumentar për humanisten shqiptare Nëna Terezë, si dhe në promovimin e librit për Shqipërinë \"Të lindur për të jetuar jetën\", i autorit danez Bjarne Dinesen.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)