24 Prill 2024

Promovohet libri “Vështrim i parë mbi Teorinë e Komunikimit”

Prishtinë, 2 maj - Educational Centre Kosova do ta promovojë librin akademik të përkthyer në gjuhën shqipe: “Vështrim i parë mbi Teorinë e Komunikimit” në përshtatje dhe përdorim të vlefshëm nga pedagogët dhe studentët e çdo fakulteti të gazetarisë, komunikimit masivë dhe shkencave sociale të institucioneve të arsimit të lartë publiko-privatë si në Shqipëri, ashtu edhe në territoret shqipfolëse jashtë Shqipërisë, si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

“Vështrim i parë mbi Teorinë e Komunikimit”, botimi i nëntë. Botues McGraw-Hill Education dhe Shtëpia Botuese “Educational Centre Albania”, në Tiranë.

Promovimi do të mbahet nesër më 3 maj në orën 16:00 në Amfiteatrin e Madh në Bibliotekën Kombëtare \"Pjetër Bogdani\", në Prishtinë. Panelistët e ftuar në promovim janë: Dr.Phil Remzie Shahini – Hoxhaj, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë – Departamenti i Gazetarisë, Prof. Dr. Belina Budini, Universiteti Evropian i Tiranës, përgjegjëse e Departamentit të Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike dhe prof. Asoc. Dr. Bashkim Gjergji, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Departamenti i Gazetarisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)