20 Prill 2024

Hapet ekspozita personale e Ymer Shaqiri

Prishtinë, 10 shkurt - Sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita personale e artistit Ymet Shaqiri.

Karakteristikë e veçantë në krijimtarinë dhe në veprat e Ymer Shaqirit është paraqitja e tij me vlera origjinale profesionale.

Stili dhe teknika përdoret si shprehje e veçantë, duke ofruar origjinalitetin e një kulture të lashtë. Bazuar mbi teknologjinë dhe mentalitetin e tij arrijmë të njohim edhe diçka të shumëfishtë - asociacionet me referencat e veta të panumërta.

Zgjidhja e problemit në lëmin filozofik është i pranishëm në disa vepra tipografike si shenja të papritura vizive, që komunikojnë formë, figura, marrëdhënie, imazhe të plota nga fuqia e një individualiteti të dukshëm të cilat lënë gjurmë grafike.

Ai ndryshon debatin tradicional rreth së bukurës, duke përdorur këtë material të ilustruar me forma dhe ngjyra të grafikës që të bëjnë për vete. E bukura e fshehur e tij është e brendshme, e sinqertë dhe origjinale e mbuluar nga petku i këtij realitetit të përditshëm.

Gjendja mendore dhe psikologjike shkrihen në një përfytyrim që vepron mbi fragmentimin e të dhënave pamore ku rezultati është një arkitekturë e brendshme, e cila mbledh brenda vetes të gjitha veprimet dhe emocionet e përfshira në konceptin e veprës.

Portat, dyertë, dritaret me gozhda të ndryshkura, telat dhe materiale të tjera të çliruara nga jeta e përditshme si detaje janë personazhet e tij të veçanta që interpretojnë lashtësinë, vuajtjet dhe realitetin e këtij vendi.

Detaje të kompozuara me kujdes dhe mjeshtri përdoren si mesazhe të fuqishme të realitetit ballkanik me ngjyrat neutrale, duke kërkuar një realitet evropian, të cilat më vonë bëhen edhe më të dukshme me raport e tyre  të ndjeshëm dhe delikat.

Veprat titullohen “Pa titull” dhe kjo na bën që të zbulojmë dhe të kuptojmë në mënyrën tonë të lirë  lidhjen me veprën dhe lirinë e interpretimit.

Shenjat e traditës abstrakte si dhe ato më të thjeshtat e figuracionit, ndërthuren në një motiv unik dhe organik.

Ymer Shaqiri krijon një raport me historinë si një marrëdhënie dialektike e artit me të -  raport ky që përbën një referencë të përhershme të një pozicioni të artit, i cili gjithmonë i drejtohet në mënyrë pasqyrore vetvetes.

Ymer Shaqiri  na sjell një mesazh të fuqishëm në këtë realitet plot tensione.

Zeni Ballazhi, kurator

Ymer Shaqiri u  lind në Sveqël të Podujevës më 1953. Studimet i kreu në Akademinë e Arteve në Prishtinë më1981,  ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Akademinë e Arteve në Beograd  më 1984, ku dhe merr titullin akademik.

Krijimtarija e tij artistike përfshin grafikën si disiplinë e aplikueshme në artin bashkëkohor.

Ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale dhe kolektive në vend dhe jasht vendit me  bienale dhe trienale ndërkombëtare - që nga viti 1982 në bienalen e Lubljanës, Japoni, Italisë, Holandës si dhe në shumë evente tjera të njohura ndërkombëtare (Art Karlsruhe, Art Koln, Art Santa Fe, Art Chicago, Art San Francisco, Art Vilnius, Arco Madrid, Art Lisbon, Art Istanbul, Art Seoul, Art Innsbruck, Art Bodensee, Art Zurich, Art San Diego etj.), ku  dhe është shpërblyer me disa çmime dhe mirënjohje ndërkombëtare.

Veprat e tij gjenden në shumë koleksione, galeri dhe muze të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani dhe në Kosovë.

 

Ekspozita të rëndësishme personale:

1988 – Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë

1988 – Galeria BI-Z Kristiansen, Norvegji

1989 – Galeria Feniks, Lubljanë, Slloveni

1990 – Galeria Pilonova, Ajdovçina, Slloveni

1991 – Galeria e Arteve Nova Gorica, Slloveni

1993, 1995 – Galeria Mira, Bern, Zvicër

1999 – Galeria Fausto Panetta, Mannheim, Gjermani

2000 – Galeria Schroder, Ausgsburg, Gjermani

2002 – Kunstverein in Brd Mannheim, Gjermani

2003 – Galeria Melnikov, Heidelberg, Gjermani

2003 – Galeria Walter Bischoff, Berlin, Gjermani

2006 – Art Karlsruhe One Man Schow, Gjermani

2008 – Galeria e Arteve e Kosovës, Kosovë

2009 – Kunstverein Schallstadt, Gjermani

2010 – Galeria Seoul Korea, Gjermani

2013 - Galeria Riedel, Frankenthal, Gjermani

2013 – Galeria Bode, Karlsruhe, Gjermani

2015 – Galeria Grande Mannheim, Gjermani

2015 – Sebastians Kapelle, Ulm, Gjermani

2015 - Art Karlsruhe One Man Schow, Gjermani

2015 – Immaginaria Arti Visive Gallery, Itali

2016 – Galeria Kombëtare e Kosovës, Kosovë

 

Ekspozita të rëndësishme kolektive:

1985 - Bienalja XVI Ndërkombëtare e Grafikës, Slloveni

1986 – “International Independent Exhibition”, Kanagawa, Japoni

1987 -  Ekspozita Ndërkombëtare e Grafikës, Katanga, Itali

1987 -  “European Triennial”, Grado,  Itali

1987 -  Bienalja XVII  Ndërkombëtare e Grafikës, Slloveni

1989 – Bienalja XVIII Ndërkombëtare e Grafikës, Slloveni

2003, 2004 - Art, Karlstruhe, Modern Art, Gjermani

2003 - Kunstmarkt Dresden, Gjermani

2003, 2005 - Art Cologne-37+39/ Gjermani

2003, 2004 - Arco, Madrid, Spanjë

2003, 2004 - Art Chicago – SHBA

2003,2004,2011,2013,2015 - Art San Francisco, SHBA 

2005, 2006 - Art Lissabon, Portugali

2005, 2010 - Kunst Zürich Kunst, Zvicër

2005, 2010 -  Art Santa Fe – SHBA

2006 - Art Innsbruck, Austri

2006, 2007 - Art Bodensee, Austri

2007 - Contemporary Istanbul, Turqi

2007 - Puro Arte Vigo, Spanjë

2007, 2015 - Kiaf Seoul, Korea

2007 - Ekspozita e 37-të Ndërkombëtare e Artit Modern, Köln, Gjermani

2008 - La Art Show Los Angeles, SHBA

2009, 2010, 2012 - Art Vilinius, Litauen

2010, 2011 – SFAFF - San Francisko Fine Art Fair, SHBA

2011 - Art San Diego, SHBA

2013 – Art Modern, Salsburg, Francë          

2013, 2015 - Art, Karlstruhe, Galeria Bode, Modern Art, Gjermani.   

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)