26 Prill 2024

Zhegra bëhet me Shtëpi të Kulturës dhe Palestër të Sporteve

Gjilan, 10 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, vizitoi fshatin Zhegër, ku inspektoi vendin e ndarë ku pritet të ndërtohet Palestra e Sporteve në këtë vend, për të cilën MKRS-ja sivjet ka ndarë 175 mijë euro, ndërkaq në projeksionet buxhetore për 2017 ka paraparë të investojë 250 mijë euro.

Gjithashtu, ministri Shala bashkë me kryetarin Haziri, qëndruan në Shtëpinë e Kulturës në Zhegër, e cila do të rinovohet tërësisht, projekt i përbashkët i MKRS-së dhe Komunës së Gjilanit.

Ministri Shala u shpreh se këto dy projekte janë të rëndësishme për komunitetin e Zhegrës dhe janë në funksion të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e kulturës dhe sportit në këtë vend.

Ministri u shpreh se MKRS-ja po punon intensivisht në përmirësimin e infrastrukturës së kulturës dhe sportit në shumë komuna të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u shpreh se shtëpia e kulturës dhe palestra, kanë një domethënie të veçantë për Zhegrën dhe rajonin e Anamoravës, sepse krijojnë kushte moderne në këto anë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)