26 Prill 2024

Gani Sadiku zë vendin e parë në ekspozitën “Çimi Kadri Kadriu”

Mitrovicë, 29 nëntor - Në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe të Shoqatës së Artistëve Figurativ të Mitrovicës, e për nderë të Festës së madhe të 28 nëntorit, në Mitrovicë është hapur edicioni i pestë i ekspozitës mbarëkombëtare “Çmimi Kadri Kadriu”, ku ishin të pranishëm një numër i madh i dashamirëve të artit figurativ.

Me këtë rast të pranishmit i përshëndeti dhe e shpalli të hapur ekspozitën, nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, i cili tha se Mitrovica gjithmonë ka tregua vlera të larta të artit figurativ dhe nuk është rastësisht që autorët e pikturave janë nga troje të ndryshme të banuara me shqiptarë.

“Kjo ekspozitë e ka begatuar kremtimin e ftesave të Nëntorit, aq më tepër kur të kihet parasysh se pikturat e ekspozuara janë të shkëlqyeshme. Duke e shpallur ekspozitën të hapur, unë i përgëzoj autorët dhe ju dëshiroj punë të m,barë dhe suksese edhe në të ardhmen, ndërsa juve shikues të nderuar qaste të këndshme duke i shikuar pikturat e mrekullueshme”, ka thënë Kamberi.

Për ekspozitën dhe organizmin e saj foli Shyqyri Çeliku, kryetar i SHAF të Mitrovicës, ndërsa që në emër të komisionit për vlerësimin e pikturave dhe ndarjen e çmimit “Kadri Kadrriu”, foli profesori i artit figurativ, Ali Bejta, kryetar i komisionit.

Komisioni vendin e parë ia ndau piktorit Gani sodiku, të dytin Ridvan Halitit dhe të tretin Idriz Berishës, nga Klina.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci tha se në ekspozitë marrin pjesë 30 autorë nga të gjitha trevat shqiptare dhe se motivet e pikturave janë nga më të ndryshmet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)