25 Prill 2024

“50 poezi për borën” bashkoi fjollat e borës me bukurinë e fjalës

Prishtinë, 29 nëntor - Festivali ndërkombëtar i poezisë “50 Poems for snow” (50 poezi për borën), zhvilloi edicionin e parë në Prishtinë, në qiell të hapur, në natën e borës së parë.

Mbrëmja e së premtes bashkoi fjollat e borës me bukurinë e fjalës së poetëve Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi  dhe Ndriçim Ademaj. Krahas poezive të tyre, poetët lexuan edhe vargje të poetit persian Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi.

Festivali mblodhi dashamirët e fjalës së shkruar, në kopshtin e Soma Book Station, të cilët përcollën leximin e poezive, përkundër të ftohtit dhe borës që binte.

Rënia e hershme e borës, bëri që Prishtina t’i prijë listës së qyteteve ku organizohet festivali,  pasi qytetet si Toulouse, Londra e Çikago, janë në pritje të borës së parë. 

“50 Poems for snow” është festival i përvitshëm, pa buxhet, që organizohet që nga viti 2012.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)