19 Prill 2024

UNESCO-ja fut Kosovën në rend dite

Prishtinë, 12 tetor - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s e ka përfshirë në agjendë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Thaçi në profilin e tij në “Facebook”, ka shkuar se votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO pritet të bëhet javën e ardhshme.

 “Në Paris para pak kohe, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s ka aprovuar agjendën përfundimtare, ku është përfshirë edhe pika e anëtarësisë së Kosovës, e sponsorizuar nga 47 shtete. Është një fitore e vogël procedurale, por e rëndësishme, sepse tani mund të fokusohemi te votimi javën e ardhshme”, ka deklaruar Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)