26 Prill 2024

Bota niset drejt Prishtinës për REDO

Prishtinë, 7 tetor - Qindra profesionistë dhe adhurues të dizajnit grafik nga e mbarë bota kanë rezervuar biletat për konferencën REDO që sivjet mbahet nga data 9 deri më 11 tetor në Prishtinë.

Konferenca, që sivjet feston edicionin e pestë bashkon ligjëruesit më të njohur ndërkombëtarë të fushës dhe tashmë është duke u dëshmuar si një ndër konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare që trajton dizajnin grafik në veçanti.

Në edicionin e sivjetëm do të ligjërojnë Jürg Lehni (CH), OK–RM (UK), Sezgin Boynik (RKS/FI), Brian Roettinger (US), Radim Peško (CZ/UK), Moniker (NL), Olivier Lebrun (FR), David Bennewith (NZ/NL), Studio NOI (CH), Common Name (US).

Përveç ligjeratave si pjesë e konferencës do të jetë edhe një punëtori e organizuar nga De Stihl (FR) dhe një librari e përkohshme me libra të përzgjedhur nga San Seriffe (NL).

Konferenca REDO është një ngjarje treditore në lëvizje që bashkon dizajnerët nga e gjithë bota të kontribojnë në krijimin e diskursit rreth çështjeve dhe praktikave aktuale të dizajnit grafik. Përmes një serie diskutimesh, workshopit, bookshopit dhe udhërrëfimeve në qytet, REDO ofron mundësi që dizajnerët të bëhen bashkë në dhe përreth qytetit të Prishtinës.

REDO në edicionin e pestë është mbështetur nga Ambasada e Holandës në Prishtinë, Culture for all, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada e Francës në Prishtinë, Swiss Arts Council Pro Helvetia, Fondacioni “Unë e Du Kosovën”, Kosova Airlines. Shtypi nga ViPrint. Mbështetës medial KOSOVO 2.0, kurse partnerë Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Modelarium – Fakulteti i Arkitekturës, Rilindja, Frutomania, Rugove.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)