28 Mars 2024

Rihanna: Do ndjej për Chris deri në vdekje

Los Angeles, 7 tetor - Rihanna i shokoi të gjithë fansat me një deklaratë për ish-të dashurin e saj Chris Brown.

“Do të ndjej për të deri sa të vdes”, ka thënë këngëtarja për revistën “Vanity Fair”. Intervistën Rihanna e ka dhënë teksa pozonte për kopertinën e muajit nëntor në Kubë.

27-vjeçarja pranoi se ajo dhe reperi nuk kanë më një marrëdhënie, por tha se ndjenjat për të mbeten.

Brown e dhunoi këngëtaren një natë përpara ndarjes së çmimeve \"Grammy\" në 2009-n dhe fotot e saj me fytyrën e nxirë u bënë publike nga amerikania TMZ.

Pavarësisht kësaj, në dhjetor të 2012-s, ylli i “Diamond” dhe reperi 26-vjeçar u rikthyen sërish bashkë.

E pyetur se përse u rikthye pas dhunës që Brown ushtroi mbi të, RiRi tha për “VanityFair” se, shpresonte që mund ta ndryshonte atë, megjithatë pranoi se ishte gabuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)