28 Mars 2024

GKK-ja shpall konkursin për programin 2016

Prishtinë, 4 shtator - Galeria Kombëtare e Kosovës shpall konkursin për programin e vitit 2016

Të drejtë konkurrimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, dizajnit grafik, grafikës, instalacionit, fotografisë, videos dhe performancës. Aplikimet mund të jenë për ekspozita individuale dhe ekspozita kolektive kuratoriale. Aplikuesit duhet të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kushtet e përcaktuara për aplikim për programin e vitit 2016 janë si në vijim:

Të drejtë kandidimi kanë të gjithë krijuesit mbi moshën 30 vjeçare.

Formulari për plotësim mund të merret në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Konkurruesit duhet të sjellin 10 punime të shtypura me ngjyra, në formatin A3, me kualitet të lartë (minimum 600 x 800 dpi), me dimensione të cekura në titull; apo video me kohëzgjatje prej maksimum 10 minuta, në format DVD.

Punimet duhet të jenë të realizuara viteve të fundit dhe të pa-ekspozuara në GKK.

Biografia profesionale duhet t\'i bashkëngjitet aplikimit.

Ese përshkruese për konceptin e punimeve apo ekspozitës deri 700 fjale, në format Word.

Në proces të aplikimit nuk pranohen punimet fizike (piktura, skulptura, të tjera).

Aplikacioni dhe prezantimi i dorëzuar nuk kthehet.

Për ekspozitat kapitale retrospektive të artisteve që mbulojnë më shumë se 5 vitet e fundit të veprimtarisë, ekspozitat mbahen nën organizimin vetanak te GKK.

Aplikacionet mund të dorëzohen në Galerinë Kombëtare të Kosovës në adresën Rr. Agim Ramadani, nr.60, 10000, Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 - 16:00 prej datës 01.09 deri më datën 30.10.2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)