18 Prill 2024

Ministri Kujtim Shala viziton Maltën

Prishtinë, 2 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Maltë, ku do të zhvillojë një takim me ministrin e Drejtësisë, Kulturës dhe Qeverisjes Lokale, Hon. OwenBonnici.

Ministri Shala u shpreh se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi kulturor me Maltën, veçmas në fushën trashëgimisë kulturore, meqë ky vend është i njohur në këtë drejtim, dhe Kosova mund të përfitojë shumë nga përvojat e Maltës në konservimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Ministri Shala në kuadër të kësaj vizite, ka një agjendë të ngjeshur. Përveç takimit me ministrin Hon. OwenBonnici, ai pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të nivelit të lartë të jetës politike dhe kulturore të Maltës, me qëllim të njohjes nga afër me politikat kulture, si dhe me ato që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)