25 Prill 2024

Perrie dhe Zayn i japin fund lidhjes

New York, 5 gusht - Perrie Edwards dhe ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik tashmë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Mediat rozë kanë shkruar se ka qenë Malik ai që ka kërkuar një gjë të tillë.

Mendohet se Perrie ka marrë një telefonatë nga ish i dashuri para dy javësh, i cili i ka thënë se dëshiron të ndahet. Në të vërtetë, Malik kishte hequr dorë nga grupi për të shpëtuar lidhjen e tij, por duket se nuk ia ka arritur.

Perrie është shfaqur në Los Anxhelos me shoqet e grupit duke marrë rreze dielli. Edhe pse dukej se gjithçka ishte në rregull, në të vërtetë, ajo nuk kishte unazën e fejesës në gishtin e saj.

Një burim pranë këngëtares ka thënë se ajo është në gjendje shumë të rëndë, pasi është në mes të një turi me grupin e saj, ndërsa gjendja do të bëhet edhe më e vështirë pasi ka planifikuar shumë intervista për këtë muaj dhe vëmendja e gazetarëve do të jetë të lidhja e saj që sapo ka përfunduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)