20 Prill 2024

Ballkani duhet të zbatoj rregullat europiane për kinema

Herceg Nov, 3 gusht - Ministria e Kulturës dhe Zyra për Evropë Kreative në Mal të Zi, dje me datë 2 gusht, organizuan tryezën e rrumbullakët me temën “Kinemaja Kombëtare për njohje më të mirë të shteteve.”

Pjesmarrës në tryezë ishin; Ilir Butka, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të Shqipërisë, Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Darko Baseski, drejtor i Agjencisë të filmit në Maqedoni, Una Domazetoski, përfaqësuese e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe promovimit të Qendrës të Filmit të Serbisë, Rafaela Del Vekio, përfaqësuese e Komisionit Rajonal të Filmit në Pula dhe Bari të Italisë si dhe Ilija Subotic, konsulent për aktivitetet audiovizive të Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi.

Në këtë tryezë u diskutua rreth bashkëpunimeve dhe bashkë-prodhimeve për depërtim në tregjet botërore të filmit. Subotic informoi pjesmarrësit për miratimin e ligjit të ri për kinematografi nga Parlamenti i Malit të Zi, zbatimi i të cilit do të ketë standardet e përshtatshme me ato të rajonit dhe të Europës dhe theksoi se Mali i Zi e sheh kinemanë si një nga mekanizmat më të fuqishëm të diplomacisë publike.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku u shpreh se Ballkani duhet të zbatoj rregullat europiane për kinema gjë që do t\'ua lehtësonte bashkëpunimin dhe bashkë-prodhimin.

Aty u diskutua edhe për krijimin e një shtandi të përbashkët në Kanë, që përfshin jo vetëm Ballkanin por edhe vendet periferike që do të ishte një mundësi e mirë e prezantimit të këtyre zonave, si për promovimin e projekteve filmike ashtu edhe për promovimin e vendeve si lokacion xhirimi.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)