20 Prill 2024

Ministria e Kulturës së Shqipërisë prezanton programin e DokuFestit

Tiranë, 3 gusht -  Ministria e Kulturës së Shqipërisë në një konferencë për shtyp ka prezantuar programi i plotë i edicionit të 14-të të festivalit DokuFest, i cili do të mbahet nga data 08-16 gusht në Prizren, Kosovë.

Në këtë konferencë për shtyp të organizuar në ambjentet e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë merrte pjesë Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i DokuFest si dhe drejtues të tjerë.

Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë për shtyp Ministrja e Kulturës, Kumbaro u shpreh e kënaqur që janë duke organizuar këtë konferencë bashkë me drejtues të DokuFest në Tiranë.

Kumbaro në fjalën e saj duke e quajtur këtë eveniment si një festival të rëndësishëm për botën shqiptare dhe jo vetëm, por edhe për axhendën ndërkombëtare të artit tha se Ministria e Kulturës së Shqipërisë është kontribuese e këtij aktiviteti deri në 35 përqind në bazë të një kalendari, të përbashkët kulturorë me Republikën e Kosovës.

Kumbaro në fjalën e saj tha gjithashtu se kjo është hera e dytë që Ministria që ajo drejton bëhet pjesë e një bashkëpunimi të tillë të rëndësishëm dhe e quajti DokuFest si një nga markë të botës së kinemasë shqiptare.

Kumbaro në vazhdim të fjalës së saj vuri në dukje se bashkëpunimi me DokuFest nuk kufizohet vetëm me edicionin e Prizrenit por në bazë të këtij bashkëpunimi pritet të ketë edhe evenimente të përbashkëta në vende dhe data të ndryshme.

Ministrja Kumbaro në fund të fjalës së saj nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e këtij festivali dhe tematikat e tijë duke thënë se këto tematika na afrojnë dhe na bëjnë të njihemi jo vetëm si shqiptarë por edhe më gjërë.

Nga ana tjetër Drejtor Artistik i DokuFest, Nurkollari në fjalën e tij të mbajtur në këtë konferencë falenderoi Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë deri më tani.

Nurkollari në fjalën e tij tha se ndodhen këtu sot për të lançuar programin e DokuFest një program i cili sipas tij është fruit i një pune të palodhshme njëvjeçare.

Nurkollari duke dhënë detaje mbi programin tha se 5 nga filmat e këtij festivali pritet të shfaqen edhe në Tiranë.

Festivali jonë është i të gjithve dhe e konsiderojmë ashtu tha Nurkollari dhe vazhdon më tej duke thënë se programin e këtij edicioni të DokuFest do ta lançojnë në bashkëpunim edhe me 11 organizata të Europës në bashkëpunim kjo me programe të ndryshme të Bashkimit Europian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)