26 Prill 2024

Angelina Jolie me mision humanitar në Birmani

Naypyidaw, 2 gusht - Aktorja dhe humanitarja Angelina Jolie vizitoi anëtarë të pakicës Rohingya të Birmanisë në Yangon, për të tërhequr vëmendjen për kushtet e jetesës së pakicave të zhvendosura të vendit.

Jolie u tha gazetarëve se gjendja e të zhvendosurve në Birmani është “jashtëzakonisht serioze” pasi foli me disa prej tyre mbi kushtet e tyre në një rajon që është përshkuar nga dhuna etnike.

Jolie është në një mision katër ditor në Birmani si përfaqësuese e Kombeve të Bashkuara. Aktorja është e dërguar e posaçme për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët, UNHCR.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)