28 Mars 2024

Naomi Campbell dënohet me 6 muaj burg

Siçili, 1 gusht - Një gjykatë në Itali ka shpallur fajtore modelen Naomi Campbell, për sulmin ndaj një fotografi italian në vitin 2009.

Sipas gazetës britanike “Telegraph”, në seancën që është zhvilluar gjatë ditës së premte, një gjykatës nga Siçilia ka dënuar modelen me 6 muaj burg.

Në 2009, fotografi Gaetano di Giovanni po përpiqej të fotografonte Campbellin me të dashurin e saj të atëhershëm, milionerin rus Vladimir Doronin, gjatë kohës që ishin me pushimi në Siçili.

Ndërkohë 45-vjeçarja e ka sulmuar atë me çantën e dorës duke e gërvishtur në njërin sy.

Giovanni ngriti menjëherë pasi duke u shprehur se nuk e kuptonte se pse ishte sulmuar, pasi sapo kishte nisur që të bënte disa fotografi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)