29 Mars 2024

Rron Qena hapë ekspozitë personale në Beograd

Prishtinë, 29 korrik - Dje, më 28 korrik 2015, piktori kosovar Rron Qena ka hapur në Beograd ekspozitën e tij personale në kuadër të projektit artistik “Baushtellë: Balkan Temple”.

Pas përmbylljes së dy javëve hulumtimi të pyetjes “N’çka beson ti?” përmes ngjarjeve kulturore në “Rote Fabrik” të Cyrihut, ekipi i Baushtellës udhëtoi për Beograd ku i vazhdoi aktivitetet me ekspozitën e parë personale nga piktori Rron Qena.

Galeria “INEX” ishte e mbushur me entuziastë të artit të cilët i absorbuan pikturat ekspresioniste e të gjalla të artistit nga Prishtina. Një numër i madh i vizitorëve ishte prezent në galeri, duke e shënuar kështu fillimin e udhëtimit të ekipit të Baushtellës në Beograd.

Rron Qena është piktor ekspresionist dhe njëherësh një nga artistët më të rëndësishëm të skenës së artit kosovar. Puna e tij e vazhdueshme, e cila më së shumti portretizon gra dhe pejsazhe, e ka bërë atë që të jetë një nga artistët më të përfolur të vendit.

Ekspozita përbëhet nga 14 piktura të punuara rishtaz nga artisti gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Shkodër dhe Berat. Përmes tyre Rroni ndan me ne përjetimin e tij të këtyre tri qyteteve dhe ndryshimet që ai i ka kaluar gjatë kësaj periudhe. Ekspozita do të jetë e hapur deri më datë 5 gusht 2015.

‘Baushtellë: Balkan Temple’ është një projekt artistik i cili mbahet në Cyrih, Beograd dhe Prishtinë. Projekti ka filluar udhëtimin e tij në Cyrih më 13 korrik, ku ka qëndruar dy javë ndërsa tani ndodhet në Beograd ku do të qëndrojë për dy javë tjera, pas të cilave do të shpërnuglet në Prishtinë nga data 9 gusht.

Qëllimi i projektit është që përmes artit të zbërthejë pyetjen ‘ N’ç k a beson ti?’ duke iu mundësuar një grupi të artistave të rinj të këtyre tri qyteteve të udhëtojnë dhe me anë të aktiviteteve të ndryshme të gjejnë një përgjigjje ndaj pyetjes apo të ngjallet një reagim ndaj saj.

Gjatë fazës së hulumtimit të këtij projekti ekipi i Baushtellës i përbërë nga artistë e nga Prishtina, Beogradi e Cyrihu do të jetë i stacionuar në “INEX” ku do të punojnë për ndërtimin e tri performancave masive që do të ndodhin në shtator në këto tri qytete.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)