24 Prill 2024

Ministri Shala priti kryetarin e Bashkësisë Hebreje

Prishtinë, 28 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot në një takim kryetarin e Bashkësisë Hebreje, Ruzhdi Shkodrën, me të cilin u bisedua për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe kësaj bashkësie.

Ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimi me këtë bashkësi në Kosovë në fusha me interes të përbashkët për kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Ndërsa Ruzhdi Shkodra, kryetari kësaj bashkësie, falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë kësaj bashkësie, dhe njëkohësisht shprehu interesimin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)