29 Mars 2024

MKRS-ja ndau çmimet për kinematografi

Prishtinë, 28 korrik - Sot, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, me një ceremoni solemne, ministri Shala dha Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” dhe Çmimin Vjetor për Kinematografi.

Arsyetimin në emër të jurisëpër çmimet në fjalë i lexoi Besim Rexhaj.

Çmimin vjetor për Kinematografia iu dha regjisorit, skenaristit dhe producentit Agim Sopi dhe sipas vlerësimit të jurisë, ky çmim jepet: “për suksesin e jashtëzakonshëm me filmin “AgnusDei”, i cili me përmbajtjen dhe me formën e tij, në mënyrë krejt të veçantë, trajton dramën e luftës së fundit në Kosovë.”

Ndërkaq, sipas vlerësimit të jurisë, Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” i ndahet aktorit Xhevat Qorrajt “për rolet e tij të shumta të realizuara që nga fillimi i viteve të 70-ta e këndej në vepra të ndryshme filmike të produksionit vendor, në të cilat ka luajtur kryesisht role kryesore, të cilat, si në kinematografinë e paraluftës, ashtu edhe në atë të pasluftës, nga kritika vendore dhe4 ajo ndërkombëtare, janë pranuar dhe vlerësuar si kreacione të nivelit të lartë artistik.”
 
Në këtë ceremoni, Xhevat Qorraj, duke falënderuar ministrinë për çmimin tha se ky “është shpërblimi më i dashur për mua, sepse e mban emrin e aktorit të madh Bekim Fehmiut.”

Çmimi “Bekim Fehmiu” që iu dha aktorittë shquar Xhevat Qorraj, në bazë të rregullores, shpërblehet me 5000 euro. Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Kinematografi që iu dha regjisorit Agim Sopi për filmin “AgnusDei”, shpërblehet në vlerë2500 euro.

Juria që vlerësoi këto çmime ishte në përbërje të Musa Ramadanit, Lindita Zeqirajt, Bekim Lumit, Drita Krasniqit dhe Besim Rexhajt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)