29 Mars 2024

Ndahet çmimi për vepër jetësore dhe çmimi për kinematografi

Prishtinë, 28 korrik - Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet ceremonia solemne, në të cilën Ministri Kujtim Shala do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” dhe Çmimin Vjetor për Kinematografi.

Ministri Shala pas vlerësimeve të jurisë, në përbërje të: Musa Ramadani, Lindita Zeqiraj, Bekim Lumi, Drita Krasniqi dhe Besim Rexhaj, ka marrë vendim që Çmimi “Bekim Fehmiu” të ndahet për aktorin e shquar Xhevat Qorraj i cili në bazë të rregullores ka shpërblimin në vlerë financiare prej 5000 euro.

Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Kinematografi i ndahet regjisorit Agim Sopi për filmin “Agnus Dei”, me vlerë 2500 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)