20 Prill 2024

Ministri Shala vizitoi Deçanin dhe Istogun

Prishtinë,7 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, vizitoi Deçanin, ku inspektoi punimet në Palestrën e Sportit dhe në stadiumin e këtij qyteti. Këto projekte janë në kuadër të investimeve kapitale që bën MKRS-ja në fushën e sportit. Vlera e të këtyre investimeve arrin shumë e rreth 2 milion eurove.

Kryetari i Deçanit, RasimSelmanaj, e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Komunës së Deçanit, përmes përkrahjes së shumë projekteve, dhe veçmas këtyre dyjave në fushën e sportit.

Ministri Shala e vlerësoi bashkëpunimin me Komunën, dhe po ashtu u zotua se do të vazhdojë këtë bashkëpunim në të ardhmen në fushat e ndryshme, me interes dhe në të mirë për qytetarët e Komunës së Deçanit. Gjithashtu, ai vlerësoi punimet që po bëhen në këto projekte dhe konsideroi se kjo është një shtytje që MKRS-ja të përkrah edhe më tutje projektet në këtë komunë.

Po ashtu, në kuadër të vizitës së sotme, ai qëndroi edhe në Istog, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Haki Rugova, me të cilin inspektuan punimet në Palestrën e Sportit në këtë qytet.

Kryetari Rugova theksoi se me mbështetjen e MKRS-së, kanë vazhduar punimet sipas dinamikës të paraparë për këtë vit. Ai tha se kjo palestër është e projektuar sipas standardeve moderne dhe që i plotëson kushtet për zhvillimin e garave për komunitetin sportivtë Istogut.

Ministri Shala tha “se pas ndërprerjes së punimeve për një kohë në palestrën e Istogut, tani pas mbështetjes së MKRS-së, pamë nga afër që punët po zhvillohen sipas planit. Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për Istogun”, vlerësoi Shala.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)