25 Prill 2024

Kosova ka nevojë për filma komedi dhe aksion

Prishtinë, 5 korrik - Jorastësisht kanë thënë se “rasti është mbret i botës”. Ishte pikërisht rastësia ajo që e ka bërë artistin nga Kosova, Gjevat Kelmendin, të jetë pjesë e piedestaleve të Hollywoodit.

I pyetur nëse ishte e vështirë për një artist nga Kosova të mbërrijë aty ku është tani, ai është përgjigjur se ka pasur fat nga pamja që e ka. Falë pamjes së tij atë e ftojnë të luajë në filma italianë, spanjollë apo edhe rusë, po ashtu merr pjesë edhe në reklama të ndryshme.

Kelmendi ka bërë me dije se do të marrë pjesë në një film të produksionit amerikan në Liverpol, xhirimet e të cilit do të fillojnë në tetor.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” Kelmendi ka thënë se zhanret e filmave, të cilët do të duhej t’i prodhonte Kosova, janë komedi dhe aksion.
 
“Epoka e re”: Z. Kelmendi, ju keni arritur në piedestalet e artit në “Hollywood”. Ishte e vështirë kjo për ju?
Kelmendi: Unë jetoj në Londër që 18 vjet. Me aktrim kam filluar të merrem në tre vjetët e fundit. Rastësisht kam filluar me aktrim. E gjitha kjo ndodhi kur unë vajta në audicion për një film kriminal. I kisha katër audicione për filmin “Hyena”. Pasi filmi i parë filloi të marrë pjesë në festivale, atëherë filluan të më thërrasin të luaja edhe në filma të tjerë.
 
“Epoka e re”: Sa ishte e vështirë arritja e suksesit, duke pasur parasysh se ju jeni me origjinë nga Kosova?
Kelmendi: Kam pasur fat, ndoshta nga pamja që kam. Unë luaj në filma italianë, spanjollë apo edhe rusë, po ashtu marr pjesë edhe në reklama të ndryshme.
 
“Epoka e re”:  A do të merrni pjesë në ndonjë projekt filmik në Kosovë?
Kelmendi: Tani kur isha në Kosovë, regjisori i njohur Sunai Raça kishte shprehur dëshirën të takohej me mua. Ai ma propozoi rolin e një gangsteri në filmin e tij dhe unë e pranova me kënaqësi. Xhirimet për këtë film do të nisin në korrik të këtij viti në Kosovë.
 
“Epoka e re”: Në cilët filma keni luajtur deri më tani?
Kelmendi: Filmat në të cilët kam marr pjesë janë: “Hyena” me aktorët Peter Ferdinando dhe Stephen Graham, në filmin “Spectre”, me aktorët Daniel Craig dhe Christopher Waltz, në filmin “The Inflitrator”, me aktorët Bryan Cranstone dhe Diana Kruger, në filmin “Legends”, me aktorin Sean Bean, në filmin “Bastille Day” me aktorin Idris Elba, ndërsa tani do të luaj në një film me produksion amerikan në Liverpool, i cili do të xhirohet në tetor.
 
“Epoka e re”: Cili rol ju ka lënë më së shumti mbresa?
Kelmendi: Mua më së shumti më përshtatet roli i gangsterit. Këtë rol e luaj më së shumti.
 
“Epoka e re”: Çfarë është më e rëndësishme në jetë për ju?
Kelmendi: Që unë dhe familja ime të jemi shëndosh.
 
“Epoka e re”: Meqenëse jetoni në Perëndim, sa ju mungon Kosova?
Kelmendi: Kosova më mungon shumë, edhe pse nuk jetoj në Kosovë që 29 vjet.
 
“Epoka e re”: Cilët janë aktorët e juaj të preferuar nga viset shqiptare?
Kelmendi: Aktorët që unë i preferoj më së shumti janë: Labinot Lajçi, Lulzim Guhelli, Bekim Mula, Dibran Tahiri dhe Leze Qena.
 
“Epoka e re”: Çfarë zhanresh të filmave ka nevojë më së shumti të prodhohen në Kosovë?
Kelmendi: Mendoj se Kosova ka nevojë për filmat e llojit aksion dhe komedi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)