16 Prill 2024

Producenti dhe skenaristi i The Simpsons vjen në Anibar

Pejë, 4 korrik - Në edicionin e gjashtë të Anibar që mbahet prej 20 deri me 26 Gusht po vjen regjisori producenti dhe skenaristi i mirënjohur amerikanë Mike Reiss, ndryshe i njohur si producent  dhe skenarist i serialit më të famshëm të animuar The Simpsons.

Mike vjen në festivalin Anibar që të prezantoj punën e tij 26 vjeqare në The Simpsons dhe ta ndaj atë me publikun Kosovar.
 
Reiss ka studiuar në Universitetin e Harvardit, duke u fokusuar më shumë në komedi, shfaqje dhe në skenar. Në Harvard ai u takua me Al Jean, ku të dy bashkëpunuan dhe filluan të shkruanin për revisten satirike Harvardit, Lampoon.

Pas diplomimit, revista satirike National Lampoon, i punësoj Mike Reiss dhe Al Jean të vazhdonin shkrimet e tyre komike, gjatë kësaj periudhe ata punuan edhe si skenarist dhe producent të shumë shfaqjeve televizive.
 
Në vitin 1989, Reiss u punësua së bashku me Jean në rrjetin televizim FOX si anëtarët të stafit për të filluar serin e animuar Simpsons. Ata më von u bënë edhe producentët dhe përgjegjësit kryesor të serialit Simpsons.

Reiss ishte përgjegjës kryesor për krijimin shumë episodave të The Simpsons,duke përfshirë skenarin, animacionin, zërimin, dhe muzikën.
 
Mike Reiss ka fituar katër Emmys gjatë njëzet e gjashtë viteve të tij me The Simpsons. Ai udhëhoqi të gjithë sezonin e katërt të The Simpsons që nga Entertainment Weekly është quajtur si \"sezoni më i mirë i serialit më të mirë në histori”.
 
Queer  është një tjetër seri e animuar në të cilën Mike Reiss  ka qenë skenarist ,  e që është emëruar në \"100 animacionet më të mira të të gjitha kohërave\" nga rrjeti BBC.
 
Po ashtu Reiss  është producent në serialin e njohur  The Critic që i kushtohet kritikut të filmit të animuar Jay Sherman.
 
 Në vitin 2006 , Reiss ka marrë cmimin për arritje jetësore nga asociacioni i skenaristëve  të animacionit
 
Reiss përveq tjerash ka kontribuar edhe në shumë filma animuar të metrazhit të gjatë si Ice Age, Despicable Me, Kung Fu Panda, ai gjithashtu ishte bashkë skenarist për filmin The Simpsons në vitin 2007.

Mike Reiss në edicionin e gjashtë të Anibar do të bëjë prezantimin The Simpsons Backstage Tour. Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)