23 Prill 2024

Arti ka vlerë, vlerësoje edhe Ti!

Kaçanik, 3 korrik - Me moton : “Arti ka vlerë, vlerësoje edhe Ti”, një grup të rinjsh kaçanikas të udhëhequr nga Dardan Sopa, Arian Kuqi, Blin Dema e Valdet Rakoci, përmes projektit“Artshift” kanë organizuar një ekspozitë në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Xheladin Kurtaj” duke e promovuar artin figurativ.

Ekspozita ishte e veçantë dhe si e tillë i ka munguar Kaçanikut. Pikërisht për këtë, projekti “Artshift” ka sjellë ndryshimin, dhe për më shumë ka krijuar hapësirë alternative që ofron mjete, seminare, klasa të artit, dhe aktivitete të ngjashme për artistët e rinj të Kaçanikut.

Dardan Sopa njëri nga udhëheqësit e grupit ka thënë se në kuadër të projektit janë mbajtur klasa për pikturë dhe vizatim më nxënës të Kaçanikut të grupmoshës 10-15 vjeç duke realizuar vepra të shumta të cilat janë ekspozuar nga artistët e rinj.

Vlerë tjetër e këtij projekti ishte edhe njohja e të rinjve me konceptin e muralit, duke i dërguar ata në Prizren për të parë nga afër vepra të ndryshme arti dhe murale, ku pas kësaj vizite nxënësit së bashku me profesorin Arif Maloku, pikturuan një mural në murin e shkollës fillore “Emin Duraku” në Kaçanik. Përmbajtja e muralit u përcaktua nga profesori së bashku me nxënësit, dhe ka një karakter edukativ, social dhe avokues, ku si rezultat është përcjellja e mesazhit pozitiv përmes muralit, theksoi Sopa. Artshift është një projekt i mbështetur nga Innovations Lab Kosovo, si njëri nga fituesit e edicionit të II-të të UPSHIFT: Social Impact Workshop dhe Komuna e Kaçanikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)