24 Prill 2024

Affleck dhe Garner hedhin poshtë zëra se po ndahen

Los Angeles, 30 maj - Pas përhapjes së lajmit se, Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë drejt divorcit, çifti u shfaq krah njëri-tjetrit.

Çifti u fotografuan rrugëve të Santa Monica, së bashku me dy vajzat e tyre, Violet dhe Seraphina.

Zërat për probleme në martesën e dy aktorëve të njohur, dolën pasi prej disa javësh ata nuk ishin parë bashkë.

Fotot e publikuara nga “Mirror” tregojnë se, divorci i tyre mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Garner e Affleck janë të martuar prej vitit 2005 dhe kanë 3 fëmijë. Ata konsiderohen si një prej çifteve më të dashuruar në “Hollywood”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)