19 Prill 2024

Përmbyllet konferenca “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor”

Prishtinë, 28 maj – Është përmbyllur konferencady ditëshe \"Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë (PDKK)\"i cili është një projekt i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës,i cili synon lehtësimin e zhvillimit të planifikimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të trashëgimisë në Kosovë, në përputhje me normat dhe standardet evropiane.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është një partner i rëndësishëm në këtë proces. Zëvendësministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti tha se projekti PDKK paraqet një rëndësi me peshë të madhe për vetë trashëgiminë dhe diveristetin kulturor të të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës.

“Diversiteti Kulturor është një filozofi në vete e kulturës politike në Kosovë, e cila, më shumë se në të gjitha vendet evropiane, ka mundësi të gjejë zbatim praktik e të garantuar, për arsye se komunitetet jo shumicë në Republikën tonë i kanë të garantuara me Kushtetutë, veçmas nëpërmjet Pakos së Ahtisarit, Lirinë dhe të drejtat në mënyrë unike, që ende nuk janë arritur as në shtetet e Bashkimit Europian”, tha Hoti.

Hoti theksoi rëndësi embështetjes për Kosovën nga Bashkimi Evropian dhe Evropa në përgjithësi.
Zëvendësministri Hoti tha se filozofia dhe praktika e jetësimit të diversitetit kulturor është edhe një mekanizëm i fuqishëm që do të mund të hapë perspektiva të reja për të gjithë qytetarët e Republikës.

Thomas Gnocchi, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e vlerësoi si shumë të rëndësishme idenë e një projekti të tillë.Ai tha se rezultatet kanë qenë të mira dhe shtoi se qëndrueshmëria e këtij projekti është njëçelës në vete.

“Kemi punuar mirë dhe presim që rezultatet e këtij projekti të aplikohen”, tha Gnocchi.

Kurse Claudia Luciani, shefe e Drejtorisë për Qeverisje Demokratike nga Këshilli i Evropës tha se ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me trashëgiminë, por para së gjithash me demokracinë.

“Ky projekt nuk është vetëm projekt i mirë për Bashkimin Evropian por ka kuptim dhe rezultate për Kosovën në nivele të ndryshe”, tha Luciani.

Ajo shtoi se, pjesa më interesante sa i përket projektit është pikërisht tani, dhe kjo ka të bëjë me çuarjen përpara tëprocesitrreth implementimit të rezultateve të dala nja projekti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)