25 Prill 2024

Vazhdon mbledhja e fustanave për instalacionin artistik “Mendoj për ty”

Prishtinë, 28 maj - Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) do të mbajnë takim të përbashkët, në Hotel Grand.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.

Anëtaret e Lobit dhe të Rrjetit do t’i dorëzojnë Presidentes fustanat dhe fundet që i kanë mbledhë për të kontribuar në instalacionin artisitik “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa, i cili i dedikohet grave që kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës, organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.

Ky instalacion ka për qëllim të portretizoj pafajësinë e grave të cilat kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës  dhe tani kanë nevojë për mbështetjen e të gjithë shoqërisë.

Instalacioni do të realizohet duke vendosur mijëra fustane dhe funde të grave në varëse të rrobave në fushën e stadiumit të Prishtinës.

Fundet dhe fustanet po mblidhen (deri me 5 qershor) në pikat e grumbullimit në të gjithë vendin me mbështetjen e organizatave jo qeveritare. Secili fund dhe fustan i dhuruar do bëhet pjesë e instalacionit.

Ky instalacion është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës (për më shumë informata rreth këtij aktiviteti dhe pikave të grumbullimit kliko këtu).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)