26 Prill 2024

BBC zbulon skandalin e votimit në Eurovision

Londër, 24 maj - Lajmi jo i mirë që u raportua nga bordi organizues i festivalit Eurovision kishte të bënte me anulimin e pikëve të dhëna nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Sipas BBC që citon zyrën e shtypit të \"Eurosong Contest\", këto dy shtete kanë thyer rregullat që përcaktojnë se pikët përfundimtare të një shteti përcaktohen 50% nga votimi i publikut dhe 50% nga juria profesioniste e atij shteti.

Dy shtetet fqinjë të cilët na votuan njëri me 12 pikë dhe Mali i Zi me 10 pikë, mësohet se nuk kanë patur një juri profesioniste por kanë dhënë pikët e tyre vetëm nga rezultati i televotimit.

Për këtë arsye pritet që vendeve të votuara nga këto dy shtete t\'u hiqen pikët, por pa cenuar fitoren e Suedisë.

\"Rezultatet e jurisë të Maqedonisë dhe Malit të Zi për finalen e madhe u përjashtuan pas konsultimit të PricewaterhouseCoopers, vëzhguesve të pavarur të konkursi së votimit, dhe me vendim të mbikëqyrësit ekzekutiv dhe kryetarit të grupit të referencës. Në të dyja vendet, televotimi është aplikuar 100%. Përjashtimi i dy juri do të diskutohen më tej në takimin e ardhshëm të grupit në qershor\", citon BBC.

Në këtë mënyrë 34 pikëve të grumbulluara nga votimet, Shqipërisë i zbriten 22 pikët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, duke zbritur në 12 pikë gjithsej. Një mbledhje tjetër do të mbahet në qershor ku do të vendoset zyrtarisht fati i pikëve të votimit nga Maqedonia e Mali i Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)