19 Prill 2024

QKK e pranishme në Festivalin e Filmit në Stamboll

Stamboll, 20 prill - Drejtori i QKK-së, Arben Zharku ka qenë një ndër panelistët e diskutimit të titulluar “Meet the funds” që është organizuar nga Istanbul Film Festival, në edicionin e 34-të këtij festivali.

Krahas drejtorit të QKK-së pjesë e panelit kanë qenë edhe Irina Kanousheva (Bulgarian National Film Center), Jovan Marjanovic (Creative Europe and City of Sarajevo), Khalil Benkirane (Doha Film Institute), Salome Murvanidze (Ministry of Culture of Ajara Region), Giorgi Khabashvili (Georgian National Film Center) Eva Hubert (Filmförderung Hamburg Schleswig-Holstein), Sergio Garcia de Leaniz (Eurimages), Snezana Maric (Serbian Film Center), Teresa Hoefert de Turégano (Medienboard Berlin Brandenburg).

Aty u diskutua rreth mënyrave të bashkëprodhimit në Ballkan si dhe Z. Zharku inkurajoi producentet turk që të shfrytëzojnë mundësitë që i ofron Kosova si vend potencial për xhirim të filmave.

Këtë vit Festivali i Filmit në Stamboll tërhoqi vëmendje të madhe për shkak se Ministria turke e Kulturës nuk lejoi shfaqjen e filmit dokumentar “Bakur” me arsyetimin se ky film nuk i kishte autorizimet e nevojshme.

Në shenjë solidarizimi dhe proteste kundër censurës ky festival ka anuluar konkurrencën ndërkombëtare dhe kombëtare, konkurrencën kombëtare për filmat dokumentar si dhe ceremoninë e mbylljes të festivalit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)