28 Mars 2024

Fillojnë përgatitjet për manifestimin e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit

Mitrovicë, 20 prill - Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve, kryesuar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, u diskutua për çështjen e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtarë, Isa Boletini, që do të mbahet me 10 qershor.

Kryetari Bahtiri, tha se nga 6 qershori qyteti i Mitrovicës do të ketë festë, për çka ka kërkuar angazhim nga drejtoria e kulturës, ndonëse sipas tij, për përgatitjet dhe ecurinë e të gjitha aktiviteteve të Komunës, që do të mbahen lidhur me rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit, do të formohet një këshill organizativ.

Ai po ashtu e njoftoj bordin për takimin që do të mbahet të enjten me nivelin qendrorë lidhur me këtë ngjarje.

Drejtori i Drejtorisë së Ambientit, Enver Uka, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 22 Prillit - Ditës së Tokës, me ç’rast me angazhimin edhe të nxënësve të shkollave të kësaj komune, do të bëhet pastrimi i qytetit, si dhe pastrimi i ambientit përskaj rrugës magjistrale, duke nisur nga fshati Kçiq.

Njëherësh, Uka njoftoj se një ditë më parë është zhvilluar aksion për pastrimin e Lagjes së Romëve, ku është larguar një sasi e madhe e mbeturinave.

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Ajmane Barani, njoftoj se shumë shpejtë do të filloj ndërtimi i shkollës në Lagjen Bajr, si dhe rregullimi i oborrit të shkollës në Zhabar. Ajo përmendi edhe renovimin e një klase në shkollën e fshatit Kaqandoll. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)