26 Prill 2024

Justin Bieber ka vendosur të punoj prapë në albumin e ri

Nju Jork, 1 prill - Këngëtari i njohur kanadaz Justin Bieber vërtetë ka vendosur të ndryshoj për të mirë.

Këtë gjë e argumenton edhe intervista e tij e dhënë për USA Today gjatë së cilës ai shprehet se është duke e ri-punuar albumin e tij.

,,Unë e kam përfunduar një herë albumin por kur bëra krahasim me atë se ku ndodhem tani e kuptova se nuk ka përshtatshmëri, kështu që vendosa ta bëjë nga fillimi", tha ai.

Justin po mundohet me çdo kusht të tregoj se tani është më serioz dhe pikërisht për këtë arsye ai performoi shumë mirë në duet me Ariana Grande gjatë koncertit të saj më 28 mars në Miami dhe me Diplo & Skrillex në Ultra music festival në po të njëjtën ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)