19 Prill 2024

Kosova e Kroacia afër finalizimit të marrëveshjes kulturore

Prishtinë, 30 mars - Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, priti sot në një takim Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija.

Të dy biseduan për finalizimin e Marrëveshjes kulturore mes Kosovës e Kroacisë, intensifikimin e politikave e shkëmbimit të përvojave kulturore dhe bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes dy vendeve.

Ministri Shala ka falënderuar ambasadorin Vodopija dhe përmes tij qeverinë e popullin kroat për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për shtetin e Kosovës, veçanërisht në fushat që mbulon MKRS-ja.

Ai tha se është i gatshëm për finalizimin e Marrëveshjes kulturore mes Kosovës e Kroacisë dhe më pas të shkëmbimit të programeve konkrete kulturore për bashkëpunim të ndërsjellë.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Shala, e ka njoftuar ambasadorin kroat se MKRS-ja është e gatshme të përkrahë projektet konkrete që vijnë si kërkesë e ambasadës kroate në kuadër të promovimit, zhvillimit dhe avancimit të shkëmbimit së përvojave të përbashkëta të dy vendeve.

Nga ana tjetër, ambasadori kroat, Zoran Vodopija, e falënderoi ministrin për gatishmërinë e ofruar për thellimin e bashkëpunimit.

Ai tha se edhe për Kroacinë është e mirëseardhur finalizimi i marrëveshjes kulturore mes dy vendeve.

Po ashtu, Vodopija theksoi se Kroacia vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj në të gjitha proceset e shtetndërtimit, veçanërisht në kuadër të kontributit për procesin e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, edhe shprehu kënaqësinë për arritjet e Kosovës në këtë proces.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)