29 Mars 2024

Carey në një marrëdhënie me një regjisor

Londër, 30 mars - Mariah Carey, e cila i dha fund martesës së saj me Nick Cannon në 2014, përflitet për një marrëdhënie të re me regjisorin e filmit “Hercules”, Brett Ratner.

“Lidhja e tyre ka përparuar shumë javët e fundit dhe po bëhet shumë serioze”, ka thënë një burim i brendshëm për “Radar Onlline”. “Ata janë një çift i dashuruar”. Duket se Mariah dhe Brett po kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit kohët e fundit pasi regjisori ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Mariah dhe Courtney Love, duke darkuar në një restorant në “West Hollywood”.

“I dua këto femra”, shkruan bashkangjitur postimit Brett. Mariah ka disa vite që njihet me Ratner dhe kanë qenë miq të afërt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)