25 Prill 2024

Plagoset aktori Harrison Ford

Los Angeles, 6 mars - Aktori amerikan, Harrison Ford, është plagosur në një aksident të vogël ajror në Los Angeles.

Ylli i filmave \"Indiana Jones\" dhe \"Star Wars\", ka raportuar për dështim të motorit të aeroplanit, para se të rrëzohej në një fushë golfi.

Ai ka qenë me vetëdije kur mjekët kanë arritur në vendin e ngjarjes, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve.

Ford, 72 vjeç, pilot për kohë të gjatë, ka qenë duke vozitur aeroplanin i vetëm në kohën e aksidentit.

Djali i tij Ben ka shkruar në Twitter: “Babai është mirë. I plagosur, por mirë”.

Ndërkaq, publicisti i tij ka thënë se “plagët që ka marrë, nuk janë kërcënuese për jetën” dhe se ai pritet të shërohet plotësisht.

Natyra e plagëve të Harrisonit nuk është bërë e ditur, por disa raporte thonë se ai ka pësuar disa prerje në kokë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)