20 Prill 2024

Hapet ekspozita e skulptorit të ri, Burim Jakupi

Prishtinë, 5 mars - Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sjellë ekspozitën e rradhës të titulluar "Mbulimet dhe formësimet skulpturale" të skulptorit të ri, Burim Jakupi.

“Kjo është ekspozita e parë personale dhe një sfidë e re në rrugëtimin e Burim Jakupit si artist i gjeneratës së re."

"Ky prezantim i tij në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është një nismë e paraqitjes së punimeve edhe për publikun e gjerë, jashtë Fakultetit të Arteve” shprehet kuratori i kësaj ekspozite, prof. Ismet Jonuzi.

Ekspozita do të hapet sot në ora 19:00 dhe mbyllet me 28 Mars në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, objekti të Qafa në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)