28 Mars 2024

Elvana Shala merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

Prishtinë, 4 mars - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission Elvana Shala është nisur sot për vizitë zyrtare në Gjenevë, ku me ftesë  të Presidentit të Asociacionit të Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani do te merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit dhe Forumit të të Drejtave të Njeriut që po zhvillohet këto ditë atje.

Gjatë qëndrimit të saj në  Gjenevë  Ambasadorja Shala do të zhvilloj takime me Klubin Diplomatik të Gjeneves ku do te pritet nga Presidenti I këtij klubi Luzius Wasescha për krijimin e mardhënieve bilaterale Kosove - Gjenevë  në fushën diplomacisë  publike.

 Ambasadorja Elvana Shala do të pritet per vizitë edhe në selinë e Kombeve te Bashkuara në Gjeneve në një  takim të  përbashkët me  të gjithë  ambasadorët dhe diplomatët e akredituar ku do të mbajë nje fjalim mbi progresin që ka arritur Kosova në fushën e kulturës  dhe të të  drejtave të njeriut. 

Gjatë  kësaj vizite Ambasadorja Shala do të  takojë  edhe deputeten e  e  Parlamentit të  Francës njëherit kryetare e Komisionit per Kulture znj. Virginie DUBY-MULLER, me të cilën do të  bisedojë  rreth mundësive të bashkëpunimit mes Komisionit për Kulturë te te Kuvendit te Kosoves dhe atij te Parlamentit Francez si dhe mundesinë e realizimit te projekteve te përbashkëta kulturore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)