25 Prill 2024

UNESCO lanson "Gratë bëjnë lajm 2015"

Prishtinë, 3 mars - Me rastin e Ditёs Ndёrkombёtare tё Grave 8 mars, UNESCO-ja i bashkangjet forcat e saj me nismёn e Aleancёs Globale pёr Medie dhe Barazi Gjinore (Global Alliance on Media and Gender –GAMAG) pёr tё lansuar ‘Gratё Bёjnё Lajm 2015 (GBL)- me temёn: “Po ne  duhemi!Tё arrijmё Barazinё Gjinore nё Medie deri me 2030”.

Tema e sivjetme ёshtё njё jehonё e Gratё Bёjnё Lajm 2014, Pёrparimi i Partneritetit Global pёr arritjen e Barazisё gjinore nё dhe pёrmes medieve’. UNESCO-ja dhe partnerёt e saj janё tё pёrkushtuar tё ngrisin momentumin e filluar nga nisma pioniere e Aleancёs Globale pёr Medie dhe Barazi Gjinore, GAMAG, duke i shquar çёshtjet gjinore dhe mediet nё procesin e Rishikimit tё Pekingut +20.

Ne ftojmё kryeredaktorёt e gazetave, radios, televizionit ‘online’ dhe ‘offline’ t’i bashkangjiten nismёs sё UNESCO-sё,  qё nё vigjilie tё Ditёs Ndёrkombёtare tё Grave  mё 8 mars, dhe Ditёs sё Lirisё sё Shtypit 3 maj, qё tё prodhojnё shtojca/programe pёr kёto çёshtje dhe/ose tua besojnё gazetareve femra pёrgjegjёsinё editoriale pёr redaksinё e lajmeve nё periudhё tё caktuar pёr derisa  zgjatё  iniciativa GBL  nga 1 marsi deri mё 5 maj.

Pёrpjekjet avokuese tё GBL 2015 do vazhdojnё tё shtyejnё pёrpara ndryshimet, si dhe do tё pёrfshijnё çёshtjet nё vijim:

1.    Promovimin dhe ngritjen e burimeve tё femrave tё intervistuara nё lajme deri mё 30%;

2.    Ftesё organizatave ndёrkomёbtare pёr zhvillim, si dhe korporatave private tё zotohen tё janё pjesё e kornizёs  sё donacioneve pёr mbёshtetje tё GAMAG;

3.    Me partnerёt tonё mediatik fuqizojmё bashkёpunimin dhe rolin e tyre nё GAMAG;

4.    Sjelljen nё qendёr tё vёmendjes domosdoshmёrinё e partneritetit pёr arritjen e objektivave tё medias dhe barazisё gjinore si fushёveprime kritike tё Deklaratёs sё Pekingut;

Tema e OKB  pёr Ditёn Ndёrkombёtare tё Grave (DNG)  2015 ёshtё “Fuqizo Gratё , Fuqizo Njёrzimin – Pasqyro” Kjo temё do jetё nёjra nga çёshtjet mё kryesore e cilat do adresohet nё Sesionin e 59-tё tё  Komisionit tё Statusit  tё Grave, nё takimet anёsore pёr Mediet dhe Barazia Gjinore tё  mbahen nё mars 2015.

Lansimi i pёrvitshёm i  GBL, me rastin e DNG, ёshtё nismё globale. Synimi i saj ёshtё pёrqёndrimi  i vёmendjes globale nё çёshtje tё ndёrlidhura tё barazisё gjinore nё medie dhe pёrmes medies, pёr tё ngritur debatin dhe inkurajimin e  veprimeve tё orientura, nё gjetjen e zgjidhjeve derisa objektivat globale tё janё gjetur.

Komisioni Ndёrkombёtar Drejtues  i GAMAG mbajti takimin e saj tё parё nё nёntor 2014. Komisioni pasqyron pёrfaqёsim rajonal, gjuhёsor dhe ndryshim moshordhe pёrfshin 8 unione televizive dhe shtypi,  10 organizata rajonale dhe ndёrkombёtare nga shoqёria civile, 2 pёrfaqёsues rinorё.  Ҁёshtje kyqe nga ky  takim ishte  thirrja e drejtuar anёtarёve tё OKB-sё qё tё pёrfshijnё legjislacionin pёr barazi gjinore dhe media dhe ICT  nё post 2015, synime pёr  zhvillim tё  qёndrueshёm global dhe arritjen e  marrёveshjes  nё veprime prioritate tё GAMAG.

Si  rrijedhojё e e suksesit tё takimit tё parё tё Komisionit Drejtues tё GAMAG nё Gjenevё, tё mbajmё momentumin pёrgjatё vitit 2015 me ngjarjet nё vijim:

·    Dita Botёrore e e Radios mё 13 shkurt 2015-02-22

·    Takimi i veçantё Ndёrkomёbёtar pёr mediat dhe barazi gjinore nё sesionin e 59-tё Komisioni i Statusit tё Grave  (Deklarata e Pekingut+ 20) nё mars 2015

·    Shёnimi i pёrvjetorit tё 20-tё i Deklaratёs sё Pekingut dhe Planit tё Veprimit nё shtator 2015

·    Takimi i parё i Asamblesё gjenerale tё GAMAG nё nёntor 2015

·    Dhe pёrvjetirin e 70-tё UNESCO-sё
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)