19 Prill 2024

Kosova e Sllovenia do të kenë partneritet edhe në fushat e kulturës

Prishtinë, 27 shkurt - Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, priti sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë, Miljan Majhen, me të cilin bisedoi për zhvillimet në fushat që i mbulon MKRS-ja, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Shala e falënderoi ambasadorin dhe, përmes tij, qeverinë dhe popullin slloven për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën në çdo segment.

Po ashtu, Shala ritheksoi faktin se mbetet i përkushtuar të punojë që ky bashkëpunim edhe në të ardhmen, dhe kërkoi nga ambasadori Majhen që Sllovenia të ndihmojë Kosovën në drejtim të zhvillimit të saj dhe integrimit në BE si dhe në shkëmbimin e përvojave kulturore mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori slloven, Majhen uroi zëvendëskryeministrin Shala për detyrën e re.

Ai i dëshiroi ministrit mbarëvajtje dhe arritje në punën që do bëjë në të ardhmen. Majhen u shpreh se Sllovenia do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen.

Ai potencoi se mbështetja e ambasadës në projekte konkrete do të vazhdojë, si dhe Kosova e Sllovenia do të kenë partneritet përposh tjerash edhe në fushat e kulturës, trashëgimisë, rinisë e sportit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)