24 Prill 2024

Bojkotohet Adelina Tahiri

Shkup, 31 janar - Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Adelina Tahiri do të promovonte në medie materialin e saj të ri muzikor, për të cilin ka bashkëpunuar me OnAir.

Ajo kishte paralajmëruar edhe një surprizë për të pranishmit në eventin e parashikuar për t\'u mbajtur në ora 11:00. Mirëpo, pas mbërritjes në hotelin ku do të bëhej promovimi, gazetarët janë informuar se eventi është shtyrë për gjysmë ore.

Gazetarët, edhe pse jo me kohë të informuar, kishin vendosur që ta prisnin këngëtaren gjysmë ore më shumë , por deri më 11:40 Adelina nuk u shfaq.

Pas kësaj ndodhie të pakëndshme, mediet kanë vendosur që ta bojkotojnë Adelinën dhe në shenjë revolte janë larguar nga hoteli. /tetova sot

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)