23 Prill 2024

Mitrovica e Vlora ndajnë Ҫmimin e parë në “Dita Vlonjate e Poezisë”

Vlorë, 22 dhjetor - Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” - Vlorë, me mbështetjen e Bashkisë së këtij qyteti, organizoi manifestimin letrar “Dita Vlonjate e Poezisë”, që u mbajt më 20 dhjetor të këtij viti.

Poeti Sabit Idrizi nga Mitrovica dhe poetja Anila Toto nga Vlora e kanë fituar Ҫmimin e parë në kuadër të manifestimit letrar “Dita Vlonjate e Poezisë”, që u mbajt në qytetin jugor bregdetar të Shqipërisë.

Me një Ҫmim special për pjesëmarrje dhe paraqitje me dinjitet në këtë manifestim letrar u nderua edhe poeti tjetër nga Mitrovica, Riza Haziri.

Pjesëmarrës tjerë nga Mitrovica ishin edhe poetët: Miftar Kurti e Gani Baliu.

Shkuarja e poetëve mitrovicas në këtë aktivitet të rëndësishëm letrar u mundësua nga Komuna e Mitrovicës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)